Insajderi
Lajme

Dita e katërt e protestave studentore në Tiranë, blindohen ambientet e Kryeministrisë dhe saldohen dritaret

Insajderi
16 October 2026 - 11:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dita e katërt e protestave studentore në Tiranë, blindohen ambientet e Kryeministrisë dhe saldohen dritaret
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Studentët dhe të rinjtë pritet të protestojnë sërish këtë të premte në kryeqytetin shqiptar, duke shënuar kështu ditën e katërt të protestave.

Në kuadër të masave të sigurisë, mëngjesin e sotëm, sipas pamjeve, në godinën e Kryeministrisë kanë nisur punimet për saldimin e dritareve të katit të parë.

Kujtojmë se godina e Kryeministrisë ka qenë një nga objektivat e protestuesve gjatë ditëve të fundit, ku janë shkaktuar dëme materiale.

Protestat e zhvilluara ditët e fundit janë shoqëruar me përplasje, akte dhune dhe shoqërime të personave në polici.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark