Vitin e kaluar më shumë se 1,000 njerëz u mblodhën në ‘Hyde Park’ të Londrës për të shënuar ditën e marihuanës, 4/20-ën, pinë bar dhe bënë thirrje për legalizimin e marihuanës.
Por, pse është shifra 420 sinonim i kulturës së kanabisit? Një mit urban shpjegon se shifra 420 ishte kodi penal në shtetin e Kalifornisë që përdorej në rast të përdorimit të marihuanës.
Por, Huffington Post zbuloi se termi 420 e ka origjinën nga një grup studentësh të shkollave të mesme në Kaliforni të quajtur “ The Waldos” , në vitet 70’-ta, dhe nga grupi muzikor “ The Grateful Dead” nga Kalifornia.
Ky term thuhet të jetë shpikur në vitin 1971 kur një grup studentësh nga shkolla e lartë San Rafael kishin dalur në kërkim të bimës marihuanë në një nga bregdetet e ishullit Peninsula. Ata thonë se nuk e kishin gjetur këtë “copë tokë” me marihuanë.
Ata e përdornin numrin 420 si mënyre për të pyetur njëri-tjetrin nëse dikush posedonte marihuanë.
Tifozët e grupit muzikor “The Grateful Dead” filluan të shpërndanin termin 420 si emërim për kanabisin.
Gazetari Steve Bloom tregon se në vitin 1990 kishte përcjell një nga koncertet e grupit kishte rastisur në fletushka që shpjegonin numrin 420.
Ato thoshin se numri ‘420’ është përdorur për herë të parë në vitet e 70ta në San Rafaelo, si kod policor për ndalimin e marihuanës. Por, edhe si një thirrje tipike amerikane, për njerëzit amerikanë që të bashkoheshin më 20 prill duke e konsideruar “ditë feste”.
Holanda, Uruguay, Colorado, dhe disa rajone të Amerikës janë disa nga vendet që kanë legalizuar përdorimin e marihuanës. /Insajderi.com