Sot është bërë dita e pestë që veriu i Mitrovicës është i barrikaduar.
Serbët po vazhdojnë protestat kundër arrestimit të ish-policit, Dejan Pantiq.
Qindra persona po kalojnë mëngjesin e sotëm në barrikada në Rudarë në mot të ftohtë, raporton “Kosova Online”.
Protestuesit thonë se endë po presin me këmbëngulje lirimin e Pantiqit dhe tërheqjen e njësive policore të Kosovës, përcjell Insajderi.
Në Rudar janë vendosur tenda, në mënyrë që njerëzit të ngrohen dhe të strehohen nga reshjet e herëpashershme.
Vendkalimet administrative në Bërnjak dhe Jarinje nuk mund të kalohen as në këmbë.
Dejan Pantiq është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimet se ka sulmuar zyret e KQZ-së në veri. Ndaj tij, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 30 ditë paraburgim./Insajderi