Nisin xhirimet e filmit të parë horror në Kosovë, kërkohet mbështetje financiare për finalizimin e tij - Insajderi
×
Kulturë

Nisin xhirimet e filmit të parë horror në Kosovë, kërkohet mbështetje financiare për finalizimin e tij

Insajderi
07 September 2021 - 20:37
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Ditari” është filmi i parë ‘horror’ në Kosovë, që vjen si rezultat i një pune dhe përkushtimi katërvjeçar.

Me regji të Liridon Beqirit, filmi përshkruan historinë e disa të rinjve, të cilët një natë vendosin të dalin në kamping, në një shtëpi të braktisur dhe të pabanuar, por me një mister të tmerrshëm. Asnjëri nga personazhet nuk është në dijeni se kush dhe çfarë e ruan atë shtëpi. Pasi “Ditari” vendos për pronarin, aty gjithçka do të ndryshojë.

Derisa është përfunduar 70 përqind të filmit, për të përfunduar tërësisht, si kurrë më parë stafi realizues ka nevojë për mbështetje të mëtutjeshme financiare.

“Ditari” do të shfaqet në kinema në tetor të vitit 2021.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark