Insajderi
Lajme

Ditë me vranësira, parashikimi i motit për sot

Insajderi
03 November 2024 - 08:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ditë me vranësira, parashikimi i motit për sot
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Temperaturat do të shënojnë ulje, por jo aq të theksuara, ndërsa mund të ketë ndonjë reshje të dobët atmosferike. Minimalja 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalja parashihet deri në 15 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale dhe rrallë me ndonjë rigë të dobët shiu ose ndonjë fjollë e dobët bore në disa male. Në shumë pjesë nuk pritet ndonjë ndryshim i motit, por në Kosovë dhe viset kodrinore-malore në rajon do të ketë shtim kalimtar të vranësirave.

Nga e Hëna na pret mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Do të vazhdojë dominimi i plotë anticiklonik, me mëngjese të ftohta deri në -1 gradë Celsius, vende-vende me mjegull. por ditët do të vazhdojnë të jenë stabile, edhe pse pak më të ftohta./MeteoBallkan


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark