Ditëlindja e presidentit Clinton festohet edhe në Kosovë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ditëlindja e presidentit Clinton festohet edhe në Kosovë

    Insajderi
    19 August 2023 - 15:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditëlindja 77-të e presidentit të 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton është festuar edhe në Kosovë. Ishte Shoqata “Miqtë e Amerikës”, e cila mblodhi bashkë personalitete të ndryshme për ta prerë tortën në nderim të jetës dhe veprës së presidentit amerikan.

    Festimi i kësaj ditëlindje kishte për qëllim falënderimin ndaj ish-presidentit Bill Clinton dhe Amerikës për kontributin që ata i kanë dhënë Kosovës, si dhe për të përçuar nënvetëdijen tek të rinjtë në Kosovë.

    Kryetari i shoqatës ”Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi tha se populli i Kosovës e në veçanti ai shqiptarë, është falënderues ndaj presidentit Clinton dhe gjithë Amerikës.

    “Ky veprim tregon më së mirë që populli i Kosovës, shqiptar në veçanti është falënderues nuk i harron veprimet e mira që i keni bërë për ne në ato kushte, në ato momente kur edhe ka qenë në rrezik, populli jonë është falënderues prandaj dimë me e kthyer të mirën sepse e kemi në gjene, jemi popull fisnik, e kemi një tradite e kulturë”, tha Rexhepi

    Ai tha se kjo nuk është vetëm një festim i një ditëlindje, por një mesazh përçues te institucionet në SHBA.

    “Veprimet tona edhe pse në shikim të parë duke festim i një ditëlindje, është e vërtet që është një festim i një ditëlindje, mirëpo mesazhi ka qenë i një lloji, tendenca ka qenë që veprimi jonë të ketë një efekt, nën vetëdijen e masës, e posaçërisht nën vetëdijen e të rinjve që përmes kësaj ditëlindje, përmes këtij veprimi tonë, mesazhet shkojnë për institucionet më të lartë Shtete të Bashkuara të Amerikës, presidentit të SHBA-së”, është shprehur Rexhepi.

    Rexhepi theksoi se Amerika i ka hapur rrugë Kosovës në kohën kur Evropa ishte kundër, derisa shtoi se nëse Amerika nuk do të ishte, sot Kosova nuk do të krijonte shtetin.

    “Sikur mos të donin Shtete e Bashkuara të Amerikës nuk do të krijonin shtetin e Kosovës, sikur mos të donin Shtete e Bashkuara të Amerikës nuk do të shndërronin FSK-së në ushtritë të Kosovës, sepse komplet Evropa ishte kundër, sikur mos të donin shtete e Amerikës nuk do të bënin inkuadrimin e pjesëtarëve të ushtrisë tone elite FSK. Këto veprime tregojnë investime kapitale” tha Rexhepi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark