Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, sot feston ditëlindjen e 72-të.
Kjo është ditëlindja e tretë që Krasniqi e pret në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Vajza e tij, Gresa, ka shkruar se Krasniqi përpos dekadës së parë, të tjerat ia dha atdheut.
“Sot feston 72 vite jetë, kjo bëhet ditëlindja e tretë larg nesh. Këto 72 vite jetë, vetëm dekada e parë ishte e jotja, të tjerat ja fale atdheut, ja fale Kosovës. Të të uroj shëndet me duket pak, meriton më shumë. Meriton lirinë që ta mohuan dy herë padrejtësisht!”, ka shkruar ajo në facebook.