×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Ditët e fundit të kaosit të Donald Trump

    Insajderi
    07 January 2021 - 11:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Donald Trump dhe ata që e mundësuan atë janë për t’u fajësuar, që turma mësyu të mërkurën Kongresin Amerikan në Uashington. Në një situatë të tillë ndërrimi i pushtetit duhet të vijë sa më parë, mendon Ines Pohl.

    Ines Pohl

    Sulmet e Donald Trumpit ndaj sistemit demokratik arritën pikën kulmore.

    Deklaratat e tij të mërkurën herët që vazhduan të përsërisin komplotet e çuditshme se zgjedhjet që ai i humbi dy muaj më parë janë vjedhur, bënë që përkrahësit besnikë të bëjnë një tentativë për puç.

    Nuk ka dyshim që Trump është tërësisht përgjegjës që turma e besnikëve të tij, nacionalistë të bardhë, teoricienë të teorive komplotiste dhe të ashtuquajturit vigjilentët e internetit mësynë egërsisht kongresin.

    Shtetet e Bashkuara për breza me radhë kanë qenë fanari i shpresës kur vinte puna për të garantuar demokracinë dhe përmbylljen e tranzicionit të pushtetit, por Trump e kishte bërë të qartë për botën, se sistemi i SHBA është po ashtu i brishtë.

    Ata që e mundësuan Donald Trumpin janë po ashtu fajtorë

    Është mjaft thelbësore të vëresh, se ky problem nuk është krijuar nga Donald Trump dhe stili i tij bombastik.

    Ata që e mundësuesit Trumpin, që e zbusnin retorikën e tij si hiperbolë e zhurmë për median online janë fajtorë po ashtu. Kjo përfshin 12 senatorët dhe më shumë se 100 përfaqësuesit e Dhomës së Ulët të Përfaqësuesve që kanë rënë dakord, se zgjedhjet në nëntor nuk ishin legjitime (apo të paktën vunë në pikëpyetje rezultatin). Ata nuk bënë asgjë të ndalnin përroin e dezinformimit dhe kaosit. Republikanët bënin sehir kur presidenti në kufirin e autokratit kontrollonte partinë e tyre duke u bërë bashkëfajtorë që e lejuan atë të krijojë një qeveri, që punon vetëm për të dhe jo për njerëzit.

    Në një kohë që po dukej, sikur po digjej demokracia në Kongresin Amerikan, presidenti Trump qëndronte i ulur në Oval Office, duke parë në televizion shkatërrimin që inicioi. Atij iu deshën orë, derisa të bënte një deklaratë, duke iu lutur me mirësjellje turmës së tij të ishte “paqësore”. Trump bëri shumë pak përpjekje për të kontrolluar situatën, kur iu tha atyre, se në fakt ai “loves”- i do ata dhe beson, se ata janë “special”, të veçantë. Dhe kjo për një turmë, me një mungesë të tmerrshme respekti për demokracinë.

    Vetëm pak ditë para dorëzimit të pushtetit, duket sikur Trump ka në plan të shkatërrojë çdo gjë dhe bashkë me të edhe themelin e demokracisë. Ai ka filluar të fshikullojë disa nga mbrojtësit e tij më besnikë, si zëvendëspresidenti, Mike Pence. Trump e ka bërë të qartë se republikani i vetëm i mirë është ai që e mbron atë deri në fund. Ky stil gjuhësor është bërë model në median konservatore dhe median sociale, dhe ka çuar në atë që pamë të mërkurën në Uashington. Trump qartësisht nuk është i shqetësuar për republikën që drejton, dhe më shumë do ta linte atë të rrëzohej, nëse nuk do ishte ai lideri i saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark