Insajderi
Lajme

Djali dhe nipi vizitojnë Jakup Krasniqin në Hagë: Baci, top

Insajderi
23 October 2025 - 13:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Djali dhe nipi vizitojnë Jakup Krasniqin në Hagë: Baci, top
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka vizituar babain e tij në Hagë.

Këtë vizitë, ai e ka realizuar së bashku me djalin e xhaxhait së tij, Dardanin, dhe ish-ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçicën.

Lajmin për vizitën e ka bërë të ditur Dardan Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit, përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”. Ai ka njoftuar se gjendja e Jakup Krasniqit është e mirë.

“Megjithëse vend i pakëndshëm e kohë depresive, biseda e gjallë, pozitive e plot moral aty brenda, bëri që koha të kalojë shpejt e pavërejtur”, ka shkruar Krasniqi. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark