"Djali i dajës e goditi aksidentalisht" - mësohen detaje të reja rreth vdekjes tragjike të 4 vjeçarit në Ferizaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Djali i dajës e goditi aksidentalisht” – mësohen detaje të reja rreth vdekjes tragjike të 4 vjeçarit në Ferizaj

    Insajderi
    23 June 2025 - 15:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një fëmijë i moshës katër vjeç ka vdekur tragjikisht në fshatin Dardani të Ferizajt.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani në oborrin e shtëpisë, i cili është konstatuar pa shenja jete nga mjeku kujdestar.

    “Me datën 22.06.2025 rreth orës 18:45, nga stacioni policor në Viti jemi njoftuar se në ambulancën e fshatit Pozheran është dërguar një fëmijë rreth moshës 4-vjeç, i cili është konstatuar pa shenja jete nga mjeku kujdestar. Dyshohet se fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani, në oborrin e shtëpisë, ndërsa ngasësi – ka lidhje familjare me viktimën”, ka bërë të ditur Veseli.

    I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.

    Rasti po hetohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe i dyshuari për shkaktimin e aksidentit me fatalitet është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

    Në media është raportuar edhe për raportin e viktimës me ngasësin.

    Një 21 vjeçar, djali i dajës së viktimës po dyshohet se e ka goditur aksidentalisht 4 vjeçarin për vdekje, pasi nuk e ka parë që i ishte vënë nga prapa.

    Familjarët kanë bërë me dije se varrimi do të bëhet, në ora 18:00 në fshatin Mirosalë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark