Insajderi
Lajme

Tragjedi në Ferizaj: Vdes katër-vjeçari, u godit nga vetura në oborr të shtëpisë

Insajderi
23 June 2025 - 09:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tragjedi në Ferizaj: Vdes katër-vjeçari, u godit nga vetura në oborr të shtëpisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një fëmijë i moshës katër vjeç ka vdekur tragjikisht në fshatin Dardani të Ferizajt.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani në oborrin e shtëpisë, i cili është konstatuar pa shenja jete nga mjeku kujdestar.

“Me datën 22.06.2025 rreth orës 18:45, nga stacioni policor në Viti jemi njoftuar se në ambulancën e fshatit Pozheran është dërguar një fëmijë rreth moshës 4-vjeç, i cili është konstatuar pa shenja jete nga mjeku kujdestar. Dyshohet se fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani, në oborrin e shtëpisë, ndërsa ngasësi – ka lidhje familjare me viktimën”, ka bërë të ditur Veseli.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.

Rasti po hetohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe i dyshuari për shkaktimin e aksidentit me fatalitet është ndaluar në mbajtje për 48 orë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark