Djali i dehur e lëndon me thikë nënën e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Djali i dehur e lëndon me thikë nënën e tij

    Insajderi
    01 January 2023 - 11:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dita e fundit e vitit 2022 nuk ka kaluar pa incidente.

    Në Istog, është raportuar një rast ku djali e ka lënduar me thikë nënën e tij.

    Siç thekson policia në raportin 24 orësh, i dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit.

    Viktima me këtë rast ishte munduar që t’ia hiqte nga duart thikën.

    LËNDIM I LEHTË TRUPOR

    Istog 31.12.2022 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përderisa ka qenë nën ndikimin e alkoolit, me thikë e ka lënduar viktimën femër kosovare, nënën e tij, e cila ka qenë duke u përpjekur që t’ia largoj thikën nga dora. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark