Insajderi
Lajme

Djali i Hashim Thaçit gëzohet për emërimin e Richard Grenellit si i dërguar për misione speciale

Insajderi
15 December 2024 - 14:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Djali i Hashim Thaçit gëzohet për emërimin e Richard Grenellit si i dërguar për misione speciale
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish i dërguar i ShBA-së në dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, do ta zë një pozitë goxha me rëndësi në administratën e presidentit Donald Trump.

Grenell është caktuar si i dërguar i Shteteve të Bashkuara për misione të veçanta.

E këtë lajm e ka mirë pritur edhe Endrit Thaçi, djali i ish presidentit Hashim Thaçi.

“Bota ka nevojë për misionet speciale të SHBA-së për paqen, demokracinë, drejtësinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar”, ka shkruar ai në Instastory.

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka katër vjet që po mbahet në Hagë duke u gjykuar për krime lufte.

Vet Grenell lidhur me këtë ishte shprehur se Thaçi duhet të lirohet sa më shpejt nga aty, pasi që po i bëhet padrejtësi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark