Ai është aktiv me postime në platformën Instagram.
Klestor Veseli, prej fotografive të shumta nuk harron të ndajë edhe momente bashkë me babain e tij, ish kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin i cili po gjykohet padrejtësisht në Hagë.
Në storien e tij në Instagram, Klestori ka zgjedhur ta publikojë një fotografi me Veselin teksa ka treguar se kur është shkrepur imazhi ai ka qenë i lirë dhe kanë vizituar bjeshkët e Kosovës.
“Një kujtim i veçantë, 21 korrik 2020 në bjeshkët me heroin tim! I pres me padurim ditët kur sërish do t’ia mësyjmë maleve të Kosovës”, ka shkruar djali i Kadri Veselit në mbishkrimin e fotografisë.