Djali i mitur i Kadyrovit merr post të lartë në shtet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Djali i mitur i Kadyrovit merr post të lartë në shtet

    Insajderi
    05 November 2023 - 23:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Adam Kadyrov, djali i liderit çeçen, Ramzan Kadyrov, ka marrë një pozitë të lartë në ekipin e sigurimit të babait të tij, ka raportuar Reuters të dielën.

    15-vjeçari që javë më u parë u filmua teksa rrihte një të paraburgosur, ka marrë këtë pozitë, për siç u tha, “guximin e treguar”.

    Lideri i Çeçenisë, njëherit aleat i Vladimir Putinit, ka deklaruar se është krenar me djalin e tij dhe e respekton atë për “marrjen e idealeve të nderit, dinjitetit dhe mbrojtës së fesë së tij”.

    Sipas pamjeve të TheSun”, Adam Kadyrov shihet duke e rrahur një person në një institucion burgu në Çeçeni, e arsyetimi i liderit ishte se po e rrihte një përdhosës të Kuranit, pasi i paraburgosuri dyshohet se e kishte djegur librin e shenjtë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark