×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali i Sami Lushtakut i gëzohet kapjes së “vëllait të rrejshëm”

    Insajderi
    07 February 2016 - 10:17

    Arrestimi i djeshëm i Ramadan Bunjakut nga Vushtrria pasi u merrte para njerëzve në emër të Sami Lushtakut, kryetarit të Skënderajit që po vuan burgun, e ka gëzuar djalin e Sami Lushtakut.

    Madje Mërgim Lushtaku ka zbuluar edhe një detaj tjetër të këtij rasti, duke treguar se personi i burgosur kërkonte para duke u paraqitur edhe si djali i Sami Lushtakut.

    “Fal Zotit, është arrestuar nga Policia e Kosovës njeriu i cili mashtronte në emrin e babait tim, duke pretenduar edhe të jetë djali i tij… Ai tani është arrestuar për mashtrim, ai i ka marr njerëzve para gjoja për t’i ndihmuar prindit tim duke shfrytëzuar mirësinë e njerëzve që duan të ndihmojnë këtë rast”, ka shkruar Mërgimi, në profilin e tij në Facebook.

    Lushtaku ka bërë thirrje që qytetarët e Kosovës të kenë kujdes dhe të mos jenë viktima të mashtruesve që paraqiten si vëllai i tij ose si ndonjë i afërt më Sami Lushtakun.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark