Në përvjetorin e vdekjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zgjodhi fjalë të mëdha për ta përshkruar atë, si një person i përkushtuar për të luftuar për interesin e komunitetit dhe qytetit të tij.
Lexo edhe:
Por, para nëntë vitesh Lëvizja Vetëvendosje, kishte realizuar një dokumentar, që dëshmonte krimet e Oliver Ivanoviqit mbi shqiptarët gjatë viteve 1999-2000.
LVV-ja më parë e akuzonte Ivanoviqin për vrasjen e 41 shqiptarëve, kurse tani Kurti thotë se “vrasja e Oliverit ndikoi gjithë shoqërinë”.
Pesë vjet më parë, Oliver Ivanoviq u vra në rrugët e Mitrovicës.
Për këtë, shefi i qeverisë u shpreh se nevojitet angazhim i të gjitha institucioneve përkatëse për të gjetur dhe dënuar përgjegjësit për vrasjen e tij./Gazeta Insajderi/
Lexo edhe: