Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe është nisur për në Tetovë.
Shkuarja e tij vjen pasi në këtë qytet është shkrumbuar nga zjarri spitali mobil për Kovid-19.
Në vend ngjarje kanë arritur edhe zjarrfikësit dhe po tentojnë të shuajnë zjarrin dhe të nxjerrin pacientët që ishin të shtruar për kurim në spitalin modular.