Demokracia në Veprim, informon se dalja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit deri në ora 17:00 është 20,622 votues apo shprehur në përqindje 39.23%.
Trendi i daljes është më i lartë se sa në raundin e parë të këtyre zgjedhjeve.
Ekipet lëvizëse të DnV-së në orët e mbrëmjes kanë vërejtur lëvizje të minibusëve të cilët në mënyrë të organizuar po bartin qytetarët për të votuar.
Kurse votime familjare janë identifikuar gjithsej 67 raste. Rastet e fotografimit të fletëvotimit janë evidentuar në 12 raste.
Rastet kur një person ka ndihmuar më shumë se njëherë votuesit të cilët nuk kanë qenë në gjendje që të votojnë janë evidentuar 5 herë.
Konkretisht në vendvotimin 0327e/01R, në Gllobar, shkolla “Naim Frashëri” një votues i cili ka ndihmuar një person që nuk ka qenë në gjendje për të votuar, e ka kryer votimin pa pritur që personi në nevojë të shkoj prapa kabinës së votimit.
Ndërkaq nuk janë regjistruar raste të reja kur anëtarët e KVV-së apo vëzhguesit kanë ndihmuar votuesit për të votuar.
Persona të paautorizuar në vendvotim janë hasur në dy qendra të votimit.
Kurse 144 votues nuk e kanë gjetur emrin e tyre në listën e votimit.