Insajderi
Lajme

DnV: Problemi më akut i ditës së djeshme, fshirja e lehtë e markerit te disa votues

Insajderi
10 February 2025 - 17:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
DnV: Problemi më akut i ditës së djeshme, fshirja e lehtë e markerit te disa votues
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Koalicioni i organizatave jo-qeveritare “Demokracia në Veprim” ka vlerësuar se procesi zgjedhor i deritanishëm për Zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit, është zhvilluar në përputhje të standardeve demokratike për zgjedhje të lira.

Sipas DnV-së, këto zgjedhje ishin në një nivel adekuat të administrimit të operacioneve zgjedhore, përjashtimisht publikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së dhe numërimit të votave të kandidatëve.

Eugen Cakolli nga DnV, tha se janë raportuar edhe shkelje e parregullsi gjatë procesit të votimit.

Ai shton se problemi akut i këtij procesi, ishte fshirja e lehtë e markerit te disa votues.

“Procesi i votimit dhe numërimit gjatë ditës së djeshme, është zhvilluar përgjithësisht në një atmosferë të qetë dhe demokratike, duke u karakterizuar nga një interesim relativisht i lartë i votuesve për të marr pjesë në zgjedhje. Megjithatë, procesi i votimit është përcjellë nga parregullsi dhe shkelje, të cilat ndonëse të një natyre procedurale, është dashur që të sanohen më herët në kohë nga ana e KQZ-së. Ndër to, ndoshta problemi më akut i ditës së djeshme, ka qenë ai fshirjes së lehtë të ngjyrës tek një pjesë e votuesve, për shkak të cilësisë së këtij produkti zgjedhor që është sjell nga KQZ-ja dhe atë me vonesë”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark