Demokraci në Veprim, ka reaguar në lidhje me një lajm që po qarkullon duke iu referuar atyre në lidhje me rezultatet për subjektet politike.
DnV, me anë të këtij reagimi kanë treguar se ata asnjëherë në asnjë rrethanë nuk kanë lëshuar të dhëna të tilla.
“Koalicioni i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve, Demokracia në Veprim (DnV), me anë të këtij reagimi publik demanton lajmin i cili po qarkullon në ëëë.mekulipress.com lidhur me rezultatet për subjektet politike, duke iu referuar DnV-së si burim i informacionit. Demokracia në Veprim, asnjëherë në asnjë rrethanë nuk ka lëshuar të dhëna të tilla”, thuhet në reagimin e tyre.
DnV, po ashtu kanë kërkuar nga portali në fjalë ta tërheq menjëherë këtë lajm të rremë dhe ta demantojnë atë.
“ Po ashtu lusim të gjitha mediat që të mos i referohen këtij lajmi të rremë. Për çdo informacion lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, DnV fton mediat që t’i kontaktojnë përfaqësuesit e saj zyrtar”, përfundon reagimi i DnV-së./ Insajderi.com