Insajderi
Show

“Do plagë nuk shërohen kurrë”-Unikkatil kujton vëllain e tij të ndjerë

Insajderi
24 June 2025 - 12:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Do plagë nuk shërohen kurrë”-Unikkatil kujton vëllain e tij të ndjerë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Reperi Viktor Palokaj, i njohur si Unikkatil, ka ndarë një moment të dhimbshëm me ndjekësit e tij, duke prekur zemrat e fansave me një postim shumë personal. Në rrjetet sociale, ai ka publikuar një fotografi të vjetër ku shfaqet përkrah vëllait të tij të ndjerë, Mentor Palokaj. Fotoja, që daton nga fëmijëria e tyre, shoqërohet me një mesazh të shkurtër, por të thellë:

“Do plagë nuk shërohen kurrë”.

Humbja e Mentorit në muajin mars të këtij viti duket se ka lënë një boshllëk të madh në jetën e Unikkatil, dhe kjo dalje emocionale ka shërbyer si një kujtim i prekshëm për një lidhje vëllazërore që jeton përtej çdo kohe.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark