Mbrëmjen e djeshme në ekranin e “Top Channel-it” u transmetuan audicionet e “Përputhen 3” në Shkodër. Një djalë 20-vjeçar i quajtur Mateo konkurroi për t’u bërë pjesë e programit.
Ai tha se nuk ka pasur eksperienca të mëparshme dhe se është i virgjër.
Mateo: Kam ardhur këtu për të thënë, për të bërë lajm që jam i virgjër. 20 vjeç jam i virgjër. Kjo është e vërteta ime.
Bora Zemani: Unë mendoj se ke parë rastin e Sindit dhe ke ardhur këtu sepse mendon se neve do të na bëjë përshtypje.
Mateo: Ashtu është.
Olsa Muhameti: Pse mendon se të jesh i virgjër përbën lajm në moshën 20 vjeçare? Je akoma shumë i ri dhe është mëse normale
Mateo: Të jesh i virgjër ditët e sotme është pak e vështirë