×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Ekskluzive: “Do të futem në grevë”, “ti je gllup, je i çmendur”, shpërthen lufta në MAPL mes stafit politik e shërbyesve civilë

    Insajderi
    05 November 2021 - 21:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fidan Kalaja, Këshilltari Politik i ministrit të MAPL, ka vepruar në kundërshtim me Ligjin duke kërcënuar drejtuesit e administratës së kësaj ministrie. Kalaja pohon se ka qenë i detyruar për të ndaluar ofendimet e shefave ndaj një punonjësi të kësaj ministrie.

    Punonjësi i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Berat Halili, ka thënë se do të futet në grevë për shkak të mosrregullimit të statusit të tij të punës.

    Ai pretendon se i janë shkelur të drejtat bazike në avancimin e tij, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Mosrregullimi i “statusit tim” brenda MAPL i cili automatikisht pamundëson konkurrimin dhe avancimin në karrierë janë disa nga shkeljet e të drejtave bazike që më shtynë të hyjë në grevë për shkak se me janë shterur të gjitha mundësitë që përmes dialogut kërkesat e tilla të marrin epilog. Si rezultat i mosveprimit nga MAPL me janë shkelur të drejtat, kushtet e punës, interesat ekonomike, sociale dhe profesionale dhe ketë do shprehi tani me anë të grevës”, ka shkruar Halili në letrën e siguruar nga Gazeta Insajderi, drejtuar zyrtarëve të lartë të MAPL-së.

    “Sa për informimin e juaj të drejtë verbalishit në mëngjes sot (04.11.2021) e njoftova edhe udhëheqësin e drejtpërdrejtë z. Nikola Aksiq se do hyjë në grevë dhe arsyet pse po e ndërmarr një veprimi dhe vendimin të tillë”, shkruan tutje Halili.

    “Por fatkeqësisht ashtu si gjithherë qe nuk ka ngritur zërin për të shqyrtuar, diskutuar dhe rregulluar të drejtat qe me janë shkelur si zyrtar i MAPL-së edhe sot vazhdojë të njëjtë retorik por shkojë edhe me larg. Udhëheqësi i drejtpërdrejtë z. Nikola Aksiq në vend të me dëgjojë dhe përkrah ne realizmin e të drejtave me tha se “pse po me thua mua” dhe “ti si gllup”,

    “ti je i çmendur”, kallëzon Halili, shkruan Gazeta Insajderi.

    Gazeta Insajderi e ka kërkuar një koment nga Aksiq, rreth akuzave të bërë nga Halili, por i njëjti nuk ka kthyer një përgjigje.

    Ndërkohë, Halili thotë se për këtë çështje e ka njoftuar edhe Sekretarin e Përgjithshëm.  

    “Edhe pse adresim është bërë në të gjitha instancat duke përfshirë edhe sekretarin e përgjithshëm të MAPL-se për shkeljet dhe padrejtësitë, por nuk është ndërmarr asnjë veprim”, shpjegon Halili.

    Pikërisht për këtë çështje ai ka thënë se do të hyjë në grevë, dhe atë nuk do ta ndërpresë deri në realizimin e të drejtve të tij.  

    Për krejt procesin e lartcekur ka reaguar këshilltari i lartë politik i MAPL-së, Fidan Kalaja.

    Në një e-mail që e ka siguruar Gazeta Insajderi, ai ka kërkuar një raport të detajuar nga zyra e Sekretarit të Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal për atë “pse ka ndodhur që zyrtari Berat Halili të mos e ketë statusin e shërbyesit civil”.

    Madje, Kalaja ka thënë që brenda pesë ditësh të përmirësohet “gabimi i lëshuar”, duke kërcënuar se “kjo është vërejta e fundit”.

    Kalaj e ka bërë këtë veprim, në ndihmë të zyrtarit Halili, ndonëse e ka të ndaluar me Ligj, shkruan Gazeta Insajderi.

    Këshilltari i Lartë Politik nuk ushtron kompetenca drejtuese ose kompetenca të tjera administrative.

    Zyra e Sekretarit, ende nuk ka reaguar rreth kësaj çështjeje, ndonëse është pyetur nga Gazeta Insajderi./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark