×
  • Sport
  • Sport

    “Do të jem me ty deri në vdekje, trajner” – reagon emocionalisht superylli i Barcelonës për largimin e Xavit

    Insajderi
    28 January 2024 - 20:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mesfushori i Barcelonës, Gavi, ka reaguar ndaj njoftimit të Xavi Hernandez që bëri të ditur se po largohet nga klubi në fund të sezonit.

    Barça humbi 5-3 kundër Villarrealit në Estadio Lluis Olimpic Companys në La Liga të shtunën, më 27 janar. Si rezultat, ata janë të tretit në renditje, 10 pikë prapa liderit dhe rivalit kryesor Real Madridit.

    Pas ndeshjes, Xavi njoftoi se do të largohet nga klubi në fund të sezonit, duke thënë: “Do të largohem nga Barcelona në qershor. Kemi arritur në një pikë pa kthim. Është koha për ndryshim. Si Cule, mendoj se është koha për t’u larguar. Kam folur me bordin dhe klubin sot. Do të largohem në datën 30 të qershorit. Këtë vendim e kam marrë ditë më parë. Unë tashmë e dija atë. Por është koha për ta bërë publike”.

    Pas këtij njoftimi, mesfushori Gavi ndau një foto me Xavin në storien e tij në Instagram me mbishkrimin: “Unë do të jem gjithmonë me ty deri në vdekje, trajner”.

    Gavi bëri debutimin e tij për Barcelonën për ekipin e parë vetëm disa muaj para emërimit të Xavit. Ai ka bërë 97 paraqitje në të gjitha garat nën drejtimin e trajnerit spanjoll dhe gjithashtu ka kontribuar me shtatë gola dhe 13 asistime.

    I riu aktualisht është jashtë i lënduar për shkak të një dëmtimi ligamente që pësoi me Spanjën në nëntor. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark