Gërxhaliu: Do të ketë prapë tentativë për ngritje të tarifave të energjisë elektrike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërxhaliu: Do të ketë prapë tentativë për ngritje të tarifave të energjisë elektrike

    Insajderi
    16 April 2025 - 18:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ekonomisti Safet Gërxhaliu ka folur rreth efekteve ekonomike dhe sociale që mund ti ketë vendimi i ZRrE-së për ngritje të tarifave të energjisë prej 16.1%.

    Ai ka thënë se pas kësaj ngritje të çmimit në një periudhë kohore do të ketë prapë tentativë për ngritje të tarifave nga ana e ZRrE-së.

    Gërxhaliu ka thënë se nuk ka kurrfar lobimi kohëve të fundit që të shtohet prodhimi i energjisë.

    “Derisa do të jesh i nvarur nga importi definitivisht do të ketë oscilime të energjisë elektrike, këtë po e dëshmojnë lëvizjet nëpër berza dhe kjo do të jetë një dëm i madh për qytetarët e Kosovës, jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe në aspektin social. Ndërsa në aspektin psikologjik flet fakti se askush nuk e përmend tentativën për të investu në kapacitete të reja prodhuese. Besoj që kjo është ndër problemet më të mëdha që do ta rëndoj edhe më tepër qytetarin e Kosovës”, ka thënë ai.

    “Prandaj, të flitet për dëme qoftë në çmime, qoftë në konkurentshmëri, qoftë në aspektin e tregtisë ndërkombëtare vërtetë është utopike”, ka thënë Gërxhaliu në RTV Dukagjini.

    Gërxhaliu ka thënë se rritja e çmimit të energjisë do të rritë edhe çmimet e tjera të tregut.Insajderi.org


    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    26 April 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark