×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Do të më bësh xheloz”- Nisin flirtet në fermë, Xhesika ngacmon Robertin për Ditean

    Insajderi
    25 March 2024 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fermerët kanë patur një diskutim në dhomën e gjumit, ku rreth shtratit ishin mbledhur Dijonisi, Xhesika Polo, Çiljeta, Ditea dhe Roberti.

    Ishte pikërisht ky i fundit që nisi diskutimet se në Fermë po nisin flirtet e para.

    Moderatorja Ditea Berisha po tregonte për një nga eksperiencat e saj në televizion, ndërkohë që Roberti i heq flokët nga fytyra. Kjo skenë nuk i ka shpëtuar Xhesikës e cila nuk ka humbur kohë për të nisur me ngacmimet.

    “E di çfarë është konsensusi. Pyete a mund t’i prek flokët. Ku e di ti si i ka hallet ajo. Ndoshta është burri duke e pritur. Ndoshta është duke të pritur edhe ty ndonjë”, i drejtohet Xhesika-Robertit.

    Ditea nuk ka reaguar për ngacmimet, por gjithsesi konfirmoi se nuk ka dikë që e pret jashtë. Edhe Roberti i dha shenjat e para gjatë bisedës.

    Pjesë nga biseda:

    Ditea: Kam qene në një emision, me një përsonazh që unë e dua shumë.

    Roberti: Mashkull?

    Ditea: Po

    Roberti: Çfarë flet? Do të më bësh xheloz.

    Kjo bisedë ka bindur Xhesikën e cila ka përfunduar:

    “Besoj se jemi njohur mjaftueshëm për ti bërë disa batuta, por fakti është se ka një të vërtetë aty brenda. Me ato sytë e tua flirtues”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark