×
  • Lajme
  • Lajme

    “Do t’ju ha, do t’ju rrah”, shqiptarja tmerron fëmijët në një shkollë në Greqi

    Insajderi
    30 September 2022 - 18:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ngjarje e frikshme ndodhi mëngjesin e sotëm në një shkollë në Volos, ku një grua hyri dhe kërcënoi nxënësit.

    Mësohet se gruaja, një 42-vjeçare shqiptare, ishte në gjendje të rënduar dhe u ka bërtitur fëmijëve me fjalët “do t’ju ha, do t’ju rrah, megjithatë nuk kishte sende të rrezikshme me vete.

    Shkolla ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka arrestuar 42-vjeçaren.

    Gruaja, në delirin e saj përmendi diçka për një studente, por askush nuk e kuptonte se çfarë thoshte dhe çfarë donte të thoshte. Megjithatë, ajo nuk ishte nënë e asnjë nxënësi në shkollë.

    Siç u bë e ditur nga mediat greke, 42-vjeçarja është e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve. Fëmijët e saj nuk frekuentojnë shkollën në fjalë, por dyshohet se nxënësit e shkollës po ngacmojnë një nga fëmijët e saj, por edhe atë.

    Gruaja u arrestua dhe u urdhërua shtrimi i pavullnetshëm në spital. /abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark