×
  • Lajme
  • Lajme

    “Do t’ju ha”, tmerroi nxënësit në një shkollë në Greqi, flet shqiptarja: U tallën me mua

    Insajderi
    30 September 2022 - 23:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    42-vjeçarja, e cila hyri në mesditë në shkollën e mesme të Volos dhe kërcënoi nxënësit, u la i lirë mbrëmjen e së premtes.

    Gruaja, shtetase shqiptare, nënë e dy fëmijëve, e divorcuar, është vizituar nga mjekët e Klinikës Psikiatrike të Spitalit të Përgjithshëm të Volos dhe është vendosur që ajo nuk ka nevojë për izolim në Klinikë.

    Pas këtij zhvillimi, ajo është liruar me urdhër verbal të prokurorit. Ndaj saj nga ana e Drejtorisë së Policisë së Volosit është ngritur akuza për armëmbajtje pa leje dhe kanosje.

    Dosja do t’i kalojë Prokurorisë së Volosit dhe çështja do t’i kalojë Gjykatës së Drejtësisë.

    Sipas mediave greke, mësohet se 42-vjeçarja pretendon se ka pasur një thikë mbi vete për arsye vetëmbrojtjeje. Ajo pretendon se është tallur nga një grup studentësh këtë mëngjes teksa po kalonte pranë shkollës për të shkuar në punë. Ajo thotë se kjo ka ndodhur edhe më parë, si me të ashtu edhe me djalin e saj. Episodi u përsërit në mesditë kur ajo po kthehej në shtëpi dhe më pas ajo hyri në shkollë për të marrë informacion për nxënësit dhe për të ngritur padi ndaj tyre. Ngaqë kishte frikë, kishte marrë me vete një thikë kuzhine nga një shtëpi ku punonte më herët. /abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark