×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Doarsa Kica-Xhelili iku – Ky ishte paralajmërimi ogurzi i Arben Gashit për Qeverinë Kurti

    Insajderi
    07 September 2022 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    As Doarsa Kica-Xhelili, dhe as kryetari i saj i ri, Lumir Abdixhiku ende nuk e kanë thënë asnjë fjalë për transferin e ditëve të para të shtatorit, ndonëse ky i fundit një far paralajmërimi e bëri para disa ditësh.

    Doarsa Kica-Xhelili sot e la Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit për Grupin Parlementar të Lidhjes Demokratike të Lumir Abdixhikut.

    Ky i fundit shumë shpejt pritet ta formalizojë kalimin e deputetes nga partina e parë, tek ajo e treta.

    As Kica-Xhelili, dhe as kryetari i saj i ri, Abdixhiku ende nuk e kanë thënë asnjë fjalë për transferin e ditëve të para të shtatorit, ndonëse ky i fundit një far paralajmërimi e bëri para disa ditësh.

    “Deputetja Doarsa Kica Xhelili është njëra ndër deputetet më aktive në Kuvendin e Kosovës. Është profesionale e përgatitur që shtyn interesa shoqërore të gjitha niveleve. Do të ishte nder për secilën parti që ta ketë në radhët e veta një deputete si ajo”, tha Abdixhiku më 1 shtator në Pressing, shkruan Gazeta Insajderi.

    Edhe pse largimi i Kica-Xhelilit nga Lista “Guxo” e themeluar nga Vjosa Osmani-Sadriu, grup ky që ka funksionuar si një me Lëvizjen Vetëvendosje, ishte paralajmëruar qysh në mes të gushtit.

    Jo në gusht, por një muaj më herët, për ikjet nga grupi më i madh parlamentar, ai i Lëvizjes Vetëvendosje, pati paralajmëruar Arben Gashi, tash kolegu nga partia e re e Doarsa Kica-Xhelilit.

    “Në vjeshtën e vonshme pritet të ketë rënie të Qeverisë Kurti 2”,  kështu pati deklaruar Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Gashi, duke thënë se koha e kryeministrit Albin Kurti, për një qeverisje komode ka skaduar.

    Ai tha se në këtë kohë do të ketë ngritje të opozitarizmit dhe pritet që të ketë rënie të Qeverisë, sepse siç është shprehur ai, ka lëvizje brenda koalicionit dhe pakënaqësi mes deputetëve të VV-së.

    “Ka indikacione, ka lëvizje dhe interesime, janë tetë deputetë që kanë shprehur interesim për të ardhur në koalicion”, pati thënë deputeti Gashi në Debat Plus, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kohë më parë, edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pati arritur në një përfundim të ngjashëm.

    Pretendimeve të opozitës u ishte përgjigjur Mimoza Kusari-Lila, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së.

    Ajo pati thënë se situata në grupin e saj parlamentar është normale.

    “Fare nuk besoj se qëndrojnë këto pretendime për arsye se nuk ka pasur as indikacione apo shprehje të vullnetit për të kaluar apo pakënaqësi përbrenda grupit. Situata është normale në grup, me një frymë komunikimi dhe bashkëpunimi, prandaj për më tutje, për kë ka menduar, besoj që Z. Gashi duhet të flasë”, kishte deklaruar Kusari-Lila, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas deputetes së VV-së, kjo gjuhë i takon të folurës spekulative, e cila është e zakonshme për partitë opozitare në Kosovë.

    “Por më tepër e shoh si deklaratë spekulative, sesa si diçka përmbajtjesore. Janë po të njëjtit që i kanë paraparë pak muaj, më pak se një vit, e kështu me radhë, të Qeverisë, prandaj ne kemi hyrë në vitin e dytë të qeverisjes dhe po besoj që Qeveria do të vazhdojë në mandatin e saj të rregullt deri në vitin 2025, kur do të mbahen zgjedhje të tjera parlamentare”, pati thënë ajo.

    Ky është deputeti i Albin Kurtit që paralajmëron dorëheqjen nëse partia nuk ndërmerr këtë veprim

    Deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, kishte deklaruar se mund ta braktiste Lëvizjen Vetëvendosje, nëse do të votohej në parim projektligjin i cili përjashton veteranët nga rritja e pagës minimale.

    “Çështja e veteranëve është në proces. Nuk do të jem pjesë e grupit (v.j. nëse veteranët përjashtohen nga rritja e pagës minimale). Do të jem deputet i pavarur, ashtu siç kam qenë në listën e VV-së si i pavarur dhe nuk i bashkohem asnjë grupi politik. Do të shohim mundësinë për të bërë një grup tonin parlamentar”, pati thënë në fund të korrikut Humolli, shkruan Gazeta Insajderi.

    Deputeti Humolli nuk ka ndërruar qëndrim, as tash kur kanë kaluar disa javë nga deklaratë e tij. Në një prononcim për Gazetën Insajderi ai ka thënë se është duke i përcjellë me vëmendje lëvizjet brenda partisë, dhe jo vetëm.

    “Kuvendi është në pushim, për momentin nuk ka ndonjë ndërrim prej asaj që kam deklaruar – tash ta shohim si do të zhvillohen. Unë jam duke e përcjell, dhe jam duke bë përpjeke për të ndryshuar pozitivisht Lëvizja Vetëvendosje – ta shohim sa do të reflektojë. Për momentin nuk është në nivel [v.j.Lëvizja Vetëvendosje] të mundësive që i ka Kosova për ta zhvilluar vendin”, ka thënë sot ai për Gazetën Insajderi.

    Kur është pytur nëse ka edhe deputetë të tjerë të pakënaqur brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Humolli pa pëmendur emra ka thënë se “askush nuk është i kënaqur”.

    “Kam përshtpjen që askush nuk është i kënaqur me gjendjen në Kosovë, vet gjendja tregon që nuk jena mirë, dhe duhet me reklektu”, ka thënë ai tutje për Gazetën Insajderi.

    Se kush janë të pakënaqurit ende nuk dihet saktësisht, por dihet se Humolli pati pralajmëruar se nëse largohet nga Lëvizja e Albin Kurtit – së bashku me të ‘dëshpëruarit’ e tjerë do ta krijonin një grup të ri parlamentar.

    © Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark