×
Show

Dobitë shëndetësore të çajit menta

Insajderi
25 March 2016 - 16:25
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Disa hulumtime tregojnë se 4 deri 5 gota të kafes në ditë,duke i shtuar sheqer,mund të rrisë rrezikun për sëmundje kardiovaskulare nga 30-50%.

Në të kundërt, një studim i fundit gjeti se pirja e dy ose më shumë gota çaj në ditë ka reduktuar rrezikun e sulmeve fatale të zemrës me 70%.

Çaji Menta është një nga më të preferuarit tonë, ndërsa ky çaj ka edhe shumë veti të mira shëndetësore.

Përpos që ka shije dhe aromë të mirë, çaji i mentës është shumë efikas te mjekimi i ftohjes, ndihmon edhe te problemet me tretje, qetëson lukthin dhe zorrët.

Menta ndikon mirë edhe në sistemin nervor, prandaj u preferohet personave nervozë dhe me ankth.

Po ashtu, ky çaj ndihmon edhe në largimin e  kokëdhimbjes./Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark