Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, ka thënë se do të udhëtojë për në Moskë “për një udhëtim të rëndësishëm” të mërkurën”, në ditën kur Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini do të qëndrojë në Bosnjë.
Dodik u ka thënë mediave lokale se takimi në Rusi është caktuar një muaj më parë, dhe për këtë arsye nuk mundet të anulohet, shkruan b92.
Ai ka thënë se nuk ka asgjë kundër integrimit të Bosnjës në Bashkimin Evropian.
Mogherini do të qëndrojë për një vizitë në Ballkan. Ajo do të qëndrojë në Kosovë të premten./Insajderi.com