Insajderi
Lajme

Dogana e Kosovës sekuestron produkte të duhanit me vlerë rreth 12 mijë euro

Insajderi
19 June 2026 - 16:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dogana e Kosovës sekuestron produkte të duhanit me vlerë rreth 12 mijë euro
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Njësitet Anti Kontrabandë të Doganës së Kosovës, kanë realizuar kontrolle në tri lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës.

Sipas njoftimit, gjatë kontrolleve të kryera zyrtarët doganorë kanë hasur dhe kanë sekuestruar gjithsej 33,000 njësi të produkteve të duhanit të ngrohur të markës TERREA, të cilat përdoren në pajisje elektronike për ngrohjen e duhanit, si dhe një pajisje elektronike për përdorimin e këtyre produkteve.

Vlera e përafërt e mallit të sekuestruar llogaritet të jetë rreth 12,000 euro.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark