Insajderi
Lajme

Dogana kap 900 copë mallra të padeklaruara në Vërmicë

Insajderi
03 December 2025 - 15:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dogana kap 900 copë mallra të padeklaruara në Vërmicë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në pikën kufitare në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë kapur një sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti.

Mallrat, të vendosura në pako të ndryshme, bagazh dhe ulëset e pasme të veturës, përfshinin çanta krahu për femra dhe pantallona për meshkuj, gjithsej rreth 900 copë.

Pala nuk kishte paraqitur faturë apo dokument tjetër përcjellës, ndaj ndaj saj është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore sipas KDAK-së, ndërsa malli është ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse.

Dogana e Kosovës thekson se vazhdon me përkushtim zbatimin e ligjit dhe kontrollin e mallrave në pikat kufitare, me qëllim parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e interesave ekonomike të vendit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark