×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dogana në aksion, konfiskon ushqime deti në sasi prej afro 130 kilogramë

    Insajderi
    26 February 2024 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dogana e Kosovës ka njoftuar se është parandaluar kontrabandimi i ushqimeve të detit nga Shqipëria për në Kosovë.

    Sipas njoftimit, një personi iu janë zbuluar në veturë afro 130 kilogramë ushqim deti, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Vermice, 24 shkurt 2024 në pikëkalimin kufitar të Vërmicës është parandaluar kontrabandimi i produkteve ushqimore. Pas ndalimit dhe kontrollit të një automjeti është zbuluar mall i kamufluar, fillimisht në ulësen e pasme dhe pastaj në bagazh. Malli i padeklaruar është si vijon:

    Karkaleca: 60 kg neto

    Kallamar dhe oktapod:59.5 kg

    Gjel deti me Aragost: 8.5 kg neto

    Pesha totale e mallit është 128 kg”, thuhet në postim në ‘Facebook’.

    “Bazuar në këtë fakt, pala ka shkaktuar kundërvajtje doganore, e cila është sanksionuar në bazë të nenit 250 të Kodi Doganor të Republikës së Kosovës. Malli është ndaluar dhe konfiskuar derisa ndaj personit përgjegjës është shqiptuar kundërvatje doganore”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark