Deputetja e grupit parlamentar 6+ në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje ka doktoruar. Deputetja e partisë VAKAT, e lindur në Prizren, ka njoftuar nëpërmjet Facebook-ut se ka doktoruar në Fakultetin e Ekonomisë.
Por lajmin në gjuhën shqipe e ka dhënë me shumë gabime, raporton Insajderi.
“Unë dhe djai imë pasiqë me suksesë e mbrojta temen time te PHD’se. Me ne funde une jam nje Doktorre e Ekonomise”, ka shkruar Dude Balje në Facebook.
Në një fotografi tjetër ajo e ka shkruar vetëm “Dr.Duda Balje”.
Sipas të dhënave të publikuara në sajtin e Kuvendit të Kosovës, Balje shkruan se ka doktoruar në fushën e “menaxhimit të resurseve njerëzore”, raporton Insajderi.
Para se të bëhej deputete dhe politikane ajo ka qenë menaxhere e spitalit gjinekologjik “GENESIS Medical” në Beograd, asistente e drejtorit gjeneral në fabrikën e sheqerit Novi Sad dhe drejtoreshë e Bordit Hidroregjioni Jugor-Prizren./Insajderi.com