DokuFest ka shpallur sot programin e filmave për edicionin jubilar të 15-të, i cili do të mbahet nga data 05 – 13 gusht në Prizren, Kosovë. Të zgjedhura nga një numër rekord i aplikimeve, festivali do të prezantoj 238 filma nga 57 vende në 6 programe garuese dhe një numër të programeve speciale.
Kategoritë garuese të festivalit janë në qendër të programit dhe përzgjedhja e këtij viti përfshinë një numër të jashtëzakonshëm të filmave dokumentar, të filmave të shkurtë dhe eksperimental, të cilët janë nisë në qytetin sharmant të Prizrenit dhe kinemave të tij të njohura.
Korrupsioni është tema qendrore e festivalit të këtij viti, konteksti social lokal dhe global si dhe pasojat e tij, të cilat do të theksohen dhe eksplorohen përmes një numri të eventeve, përfshirë panele, diskutime me filmëbërës dhe ekspertë të ftuar ndërkombëtar dhe lokal, punëtori dhe konferencë të teknologjisë. Një përzgjedhje e filmave që fokusohet në çështjen e Korrupsionit si dhe dy fenomeneve që shkojnë bashkë me të, Fuqisë dhe Rrenave, është kuruar posaçërisht për të përkuar me temën.
Duke vazhduar bashkëpunimin e tij me DokuFest, regjisori Daniel Mulloy ka krijuar edhe një kampanjë vizuele goditëse që përputhet me temën e këtij viti.
View From The World, programi jo-garues i festivalit prapë do të sjellë disa nga filmat më të rëndësishëm të këtij viti në Prizren, përfshirë fituesit e Sundance, Berlinale dhe SXSW ndërkohë eksplorimi i vazhdueshëm i Pamela Cohn i dokumentarëve për muzikë në Substancat Magjike: Muzika në Film premton një shikim emocionues dhe eksperiencë të dëgjimit kujtdo që i dorëzohet.
Festivali do ti bëjë homazh mjeshtrit të madh të kinemasë iraniane dhe të botës Abbas Kiarostami, i cili vdiq më 22 korrik të këtij viti, me shfaqjen e filmit të tij ikonik Taste of Cherry. Festivali po ashtu do ti bëjë homazh Chantal Akerman, një tjetër mjeshtër të kinemasë e cila dhimbshëm vdiq vjet, me shfaqjen e filmit të saj të fundit No Home Movie si dhe shfaqjen e versionit të restauruar të kryeveprës Jeanne Dielman, 23 Commerce Quay, 1080 Brussels. Një intervistë me Akerman, e xhiruar disa muaj para vdekjes së saj nga artisti nga Bosnja Ibro Hasanovic dhe me rastin e vizitës së Akerman në Kosovë, po ashtu do të shfaqet.
Filmat e shkurtë të nominuar për Oscar, filma për internet, për sulme masive me armë në SHBA, për një shkëmb të vetëvrasjeve në Japoni si dhe gjendjen e refugjatëve të cilët përpiqen të arrijnë Evropën janë të gjitha pjesë e programit të edicionit jubilar të këtij viti. Plus shumë më tepër që mezi presim të ndajmë me publikun tonë!
“DokuFest po feston edicionin e tij të 15-të me një program eklektik të filmave. Ne shpresojmë që ata do të ju mahnitin, emocionojnë dhe befasojnë aq sa edhe neve”, tha Veton Nurkollari, Drejtori Artistik i DokuFest. “Ne jemi të kënaqur që jemi në gjendje të prezantojmë veprat e cilësisë më të lartë nga filmëbërës të ri dhe mjeshtërit e kinemasë në këtë përvjetor“./Insajderi.com