×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dokument | Kërkohet shkarkimi i drejtorit të Kardiologjisë: Po e mbron dhunën

    Insajderi
    11 July 2023 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mjekët Specialist të Klinikës së Kardiologjisë kanë kërkuar dorëheqjen e drejtorit të kësaj klinike në QKUK, Lulzim Kamberi. 18 nënshkrues, kardiologë tjerë të kësaj klinike thonë se drejtori po e mbron: dhunën. Përmes një kërkese ata iu janë drejtuar drejtorit të ri të SHSKUK-së, Elvir Azizi ku bëjnë të ditura arsyet e kërkesës së tyre, shkruan Insajderi.

    Për më tepër, ata pretendojnë se se Kamberi është kreator i kaosit profesional, parregullsive menaxheriale, krijimit të pa ndërprere të situatave konfliktuoze, diskriminimit dhe abuzimit duke keqpërdor pozitën e drejtorit.

    Krijimi i një atmosfere të tille pune ulë skajshëm shkallën e shërbimit profesional, ngrit lartë nivelin e pakënaqësive tek pacientët e Klinikës”, thuhet mes tjerash në letrën e tyre.

    Gjithmonë sipas nënshkrueseve të kësaj kërkese, drejtori është duke e mbrojtur dhunën, kjo bazuar në rastin e konfliktit verbal që ka ndodhur me 31 maj mes zëvendës drejtorit të kardiologjisë, Artan Ahmeti me kardiologun, Fisnik Veliu.

    Më këtë ju njoftojmë zyrtarisht se ne Kardiologët e shërbimit invaziv, elektrostimulimit dhe të reparteve të Klinikës së Kardiologjisë dënojmë ashpër sulmin fizik të ndodhur më datën 31.05.2023,në prezenc tě kolegëve Kardiolog dhe familjarëve të pacientit, nga Dr.Artan Ahmeti – Kardiolog në cilësi të Zv. Drejtorit të Klinikës se Kardiologjisë, njëherit Kryetar i komisionit për ankesa në SH.S.K.U.K si dhe asistent pran Fakultetit të Mjekësisë në katedren e internos, kryen sulm fizik ndaj Kolegut Dr.Fisnik Veliu – Kardiolog i shërbimit invaziv”, thuhet tutje.

    Të njëjtit theksojnë se në vend se të merren masa ndëshkuese ndaj sulmuesit, drejtori e ngrit në detyrë.

    “Aktualisht i paraqituri në komision disiplinor nga Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë Dr.Lulzim Kamberi i cili të lartëcekurin e ngrit në pozitë dy javë pas aktit të dhunshëm, përkundër se ndaj tij ishte ngritur procedure e veprës penale, sulm fizik në vendin e punës, pran organeve përgjegjëse të drejtësisë, rast ky i njohur për opinionin publik përmes mediave elektronike”.

    Ata kanë renditur pesë fakte që sipas tyre, Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, Lulzim Kamberi duhet të shkarkohet, të cilat i gjeni më poshtë:

    1.Manipulimi, kurdisja e konkursit të brendshëm për përzgjedhjen e shefave të njësive dhe të rëparteve të Klinikës nga ana e Drejtorit të Klinikës Dr.Kamberi i cili beri publike listën e Kardiologeve të cilët do të emërohen shefa të Njësive përbërëse të Klinikës para përfundimit të procedurave të konkursit.

     2.Prishje e vijës profesionale,mos respektimi hierarkisë,kompetecave profesionale duke rrezikuar shëndetin publik. Përzgjedhja dhe caktimi i stafit jo mjaftueshëm të pregaditur dhe të pa superviduar në procedurat komplekse mjekësore.

    3.Nxitjen e Konflikteve,sjellje me qendrime të dyfishta, provokim i situatave konfliktuoze në çdo shërbim të Klinikës se Kardiologjisë.

    4.Diskriminim në punë dhe tejkalim i kompetencave të Drejtorit Dr.Kamberi shpërblen një pjesë të stafit më ditë të lira pa arsye ndërsa në anën tjetër ka qendrim hakëmarrës ndaj pjesës ma të madhe të stafit të lartë.

    5.Drejtori i Klinikës Dr.Kamberi sipas një vendimi të inspektoratit të punës bën diskriminimin profesional ndaj punëtoreve e që kategorizohet si shkelje e rënd e ligjit të punës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark