×
  • Lajme
  • Insajderi

    DOKUMENT | Si u ndryshua pronësia e tokës së privatizuar pasi në 2005-ën pasi Arben Kadriu u bë Kryeprokuror

    Insajderi
    12 June 2022 - 22:59

    Arben Kadriu, kryeprokurori i Gjilanit po akuzohet nga biznesmeni, Dukagjin Gërvalla për vjedhje të pronës. Gërvalla është rrëfyer ekskluzivisht për InDoks për mashtrimin që iu bë.

    Gërvalla kishte vendosur që të investonte në Kosovë kah fundit i vitit 2004, fillimi i vitit 2005. Por gjithçka mori teposhtën kur rrugës sipas tij ra ‘pre’ e mashtruesve.

    Jam taku me disa shokë që më ka taku faktikisht në Zvicër, në Gjenevë, që më kanë bërë disa propozime për privatizimin ka qenë, ni vitin 2005 më duket, edhe kemi rënë dakord që me investu dikun deri në 600 mijë euro kam investu për patundshmëri për toka dhe kam rënë dakord me ta, gjë që u realizua por nuk që nuk u realizu për mua deri sot”, u shpreh ai.

    Gërvalla kishte vendosur të investonte në Ramjan e Kllokot.

    “Unë kam ngecur me një fjalë në Komunën e Vitisë, në Ramjan e Kllokot kemi intervistuar si bashkë aksionar me investitorin konkret që kemi qenë 4 fillimisht, për 300 e 15 hektarë tokë ku ka qenë diku çmimi ka 340 mijë euro më duket përafërsisht ndërsa në Kllokot kemi investu për 450 mijë përafërsisht euro, diku i kemi marr 23 hektarë tokë”, tha biznesmeni.

    Tash e 17 vjet ai është duke u ballafaquar me gjykatë për pronat e tij.

    Në atëkohë, Arben Kadriu ishte avokat pastaj prokuror e vetëm pasi që Arben Kadriu u bë Kryeprokuror, disa ndryshime kadastrale kishin ndodhur bash në pronën që po kontestohet në fshatin Ramjan.

    Në ato dokumente është edhe emri i Kryeprokurorit Arben Kadriu.

    Gërvalla në këtë intervistë për InDoks tregon se çka sipas tij ka ndodhur në këto dokumente të noterizuara.

    “Në 2021 unë thashë ja ma jepni tokën 11 hektarë përafërsisht që i kam në Kllokot, ja do ti prishi krejt marrëveshjet dhe do të fillojë prej fillimi krejt prej A deri në ZH, çka ndodhi këtu tokën nuk ma dhanë, pas shpinës, Arben Kadriu qe e ka edhe nënshkrimin e vet që i ka në emër të vet 148 hektarë tokë të mijat, Arben Kadriu vitin e kaluar u mbledh me gjithë me Mehdi Zymberin me tjerët grupit që kanë qenë edhe janë hi as që më kanë thirre janë hi, edhe e kanë nda tokën dhe më kanë përjashtu mua kanë thënë Duka, ja jepim në Kllokot qysh e kemi vendos gojarisht me të as që më ka thirrë kush me më vet, se muhabetet kur i kemi bë ndërrimet unë po ti jap ti 148 hektarë tokë në Ramjan ti po mi jep mua 3 hektarë në Kllokot, qeky është qëllimi sikur po i ndërrojmë makinat unë e tij – ti mi jep çelësat mua unë ti jap ty, edhe i ndërruam makinat”.

    “Faktikisht, ata mi murën çelësat mua, mi morën dy kerret dhe mua po më thonë tash prit – këta të rrafshit të Dukagjinit thonë “prit magar derisa të del barë” e kemi shprehje… edhe mua më lanë duke prit dmth Arben Kadriu kur e ka bë për mua gabimin e madh ai në asnjë mënyrë si prokuror si kryeprokuror as si avokat që ka qenë as si qytetar i lirë me ua dhënë aprovimin, mundësinë se ne emër të tij ka qenë toka, jau ka qit tokat në bazë të fjalëve që i ka fol secilit qysh e ka bë ndrrimin me mua pa më pyetur mua, Dukë a e ke ndërruar makinën me Mehdinë a se ke ndërru. E ka qit tokën tem në emër të Mehdi Zymberit dhe njëfarë Sharafeqin Kastratit dy hektarë”, deklaroi ai.

    Gërvalla pretendon se Arben Kadriu i mori tokën e pastaj ua ndau aksionarëve të tjerë.

    “Arben Kadriu që na me hi vërtetë në konflikt për herë të parë, se deri qet moment toka jem ska qenë e shpërndarë. Ai e mur tokën e Gërvallës edhe ua ndau aksionarëve të tjerë edhe për vete u hek dhe u bë kryeprokuror. Për interesa të tij sigurisht dhe nuk e di marrëveshjet që i kanë pasur sigurisht por sot e kësaj dite nuk më ka thirrë kush, një edhe atë e kanë bind të tjerët që mos me më thirrë ka mbetë kjo punë top sekret, lënda ka qenë në gjykatë, qysh e kanë nxjerr prej gjykate nuk e di – paramendo dhe i kanë bë krejt njoftimet pa më thirrë as gjykatësi… unë në gjykatë ju kam thënë se du me prish krejt marrëveshjen ose mu rregullu qysh po them ata nuk e rregullun kërkova prishjen e marrëveshjes. Lënda ka qenë në Viti – gjykatësi e ka ditë shumë mirë, krejt e kanë ditë askush s’më ka thirrë e kam marrë vesh mas 6 muajve që toka jem është shpërnda. Sot, faktikisht me shku në Ramajn se kam asnjë hektarë tokë, a i kam pasur 142 %.”, deklaroi ai.

    InDoks | E akuzon Kryeprokurorin -Rrëfimi ekskluziv i Dukagjin Gërvallës

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark