×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dokumentari për Medvegjën| Prokuroria në Gjilan s’po përgjigjet, Kadriu i kërkon llogari prokurorit Isuf Sadikaj

    Insajderi
    23 August 2022 - 19:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asamblisti në Komunë e Gjilanit, Kushtrim Kadriu nuk po heqë dorë. Ai është duke kërkuar llogari nga Komuna e Gjilanit për financimin e një dokumentari për Medvegjën e që sipas tij nuk është realizuar kurrë nga OJQ “The Future”, e cila ishte përfituese e projektit.

    Rastin e ka denoncuar edhe në Prokurorinë në Gjilan, por nuk po gjen bashkëpunim. Ai ka paralajmëruar se do t’u drejtohet institucioneve më të larta për të kërkuar drejtësi dhe transparencë për paranë publike.

    Së fundi Kadriu i ka dërguar edhe një shkresë prokurorit të rastit, Isuf Sadikaj.


    Statusi i plotë:

    Ka disa kohë që kam kërkuar të informohem se çfarë po ndodhë me donencimin që kam bërë mbi dyshimet e mia për projektet e realizuara për Medvegjën, të financuara nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Gjilan, por ende nuk kam marrë asnjë përgjigje nga prokuroria. I jam drejtuar me shkresë prokurorit të lëndës z. Isuf Sadikaj, por pa sukses.
    Gjithashtu dua të kem dosjen e plotë të lëndës, pasiqë dyshoj për shtrembërim të fakteve.
    Në ditët në vijim, do t’i drejtohem instancave më të larta të drejtësisë për mungesën e trasnparencës në lidhje me këtë rast.

    Lidhur me këtë rast edhe Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në prokurori por nuk kanë kthyer asnjë përgjigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark