Insajderi
Insajderi

Asambleisti denoncon Prokurorinë e Gjilanit: Nuk po e heton grupin që zhvati para publike

Insajderi
10 June 2022 - 16:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Asambleisti denoncon Prokurorinë e Gjilanit: Nuk po e heton grupin që zhvati para publike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Asambleisti në Komunë e Gjilanit, Kushtrim Kadriu ia ka dërguar një email Ministrës së Drejtsisë, Albulena Haxhiut. Përmes këtij emaili të siguruar nga Insajderi, Kadriu është ankuar se Prokuroria e Gjilanit nuk po e ruan paranë publike.

Kadriu ka thënë se kanë denoncuar prokurorinë e kësaj komune në polici. Po ashtu, sipas tij Komuna e Gjilanit po vazhdon të vazhdon të shpërblejë persona të dyshimtë, në thirrjet publike.

“Grupi i cili është duke u hetuar se ka zhvatur paranë publike të Gjilanit, me projekte fiktive për Medvegjën, po vazhdon të merr para nga Komuna e Gjilanit. Në vitin  2020 ka marrë nga komuna 1500€. Në muajin shkurt të 2022, ky grup kishte marrë  3498€ nga komuna, kurse tani me 01.06.2022, ka marrë përsëri 1000€, me motivacionin e njëjtë, projekte për Medvegjën”, tha Kadriu.

Ai tutje në email thotë se këto projekte më parë i kishte fituar asambleisti Arianit Ibrahimi përmes dy shoqatave të tij.

“Më herët këto projekte i kishte pas fituar Arianit Ibrahimi”Asambleist”, përmes dy shoqatave të tij, ndërsa tani ka themeluar një shoqatë tjetër “Lirona MD”, me të cilë po fiton projekte. Si themeluese e kësaj shoqate figuron Argjenda Qamili, e cila ka qenë pjesë e projektve mashtruese të mëhershme.

Për të gjitha këto kam njoftuar organet e rendit, por nuk po shohim ndonjë veprim kokret të tyre në ndalimin e keqpërdorimit të parasë publike”, ka thënë Kadriu.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark