×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Dokumenti që dëshmon pagën e Njësive Elitare brenda Policisë së Kosovës

    Insajderi
    02 November 2023 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë të pakt në numër pjesëtarët e Njësive Elitare brenda Policisë së Kosovës që kanë arritur pagën mujore deri në 2 mijë e 200 euro. Shumë kjo që u përmend si një kundërpërgjigje nga pushtetarët ndaj protestës së djeshme të Njësitit FIT.

    Gazeta Insajderi ka pyetur disa pjesëtarë të këtyre njësive për t’i konfirmuar deklarimet publike të kryeministrit Kurti e ministrit Sveçla.

    Një pjesëtarë i njësisë FIT, i cili mbetet anonim për lexuesit, ka pranuar se me anë të orëve shtesë e ka arritur këtë pagë por, kjo ndodh shumë rrallë.

    Sipas tij, paga është arritur vetëm kur kanë pasur aksione në Veri e që kanë zgjatur deri në 18 orë. Por, sipas tij në këto aksione janë shkelur të drejtat njerëzore duke punuar në kushte tejet të vështira.

    Një tjetër polic i Mbrojtës së Afërt ka thënë për Insajderin se edhe kjo Njësi i bashkohet kërkesave të Njësitit FIT. Sipas tij, është e pamundur të arrihej paga e përmendur nga Kurti e Sveçla.

    Sipas Letrës Zyrtarë për kontratën e pjesëtarëve të policisë të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi, e që është lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme thuhet se paga bazë është 636.97 euro bruto.

    Reagimet e Kurtit e Sveçles erdhën pasi Njësia Speciale Intervenuese e Policisë  së Kosovës dhe ajo për Eksploziv dhe Deminim protestuan të mërkurën para Objektit të Qeverisë.

    Kërkesat e tyre ishin të qarta. Kategorizimi si njësi e veçantë, rrezikshmëria të përcaktohet në 50% e pagës bazë  dhe shtesa për kushte specifike të punës janë tri kërkesat kryesore te tyre.

    Kërkesat e tyre nuk u morën seriozisht nga udhëheqësit të cilët reaguan pas protestës. Në reagimet e tyre, policëve iu përmenden pagat më e larët që është mund të arrihet përmes orëve shtesë.

    Çfarë deklaroi Kurti e Sveçla?

    Kryeministri Kurti tha se 27 për qind e pjesëtarëve të Policisë kanë pasur të hyra më shumë se 1000 euro në muaj.

    ”Nevojat, jo vetëm dëshirat, janë përherë e shumë herë më të thjeshta se zgjidhjet. Jetojmë në Kosovë, ku BPV për kokë banori në muaj është rreth 460 euro. E sivjet, 2.134 policë të Kosovës, apo gati 27% morën më shumë se 1.000 euro në muaj mesatarisht. Janë 203 policë të Kosovës që sivjet patën të ardhura më të larta sesa Presidentja e Republikës (1.890 euro bruto, koeficienti 18), e në muajt qershor e korrik ishin afër 700 sosh (ku sigurisht bëjnë pjesë shumica absolute e pjesëtarëve të NjSI)”, ka thënë Kurti ndër tjerash.

    E Sveçla deklaroi se ka policë të cilët të ardhurat mesatare mujore e kanë mbi 2 mijë e 200 euro.

    “Për ne, ka qenë gjithmonë synim përmirësimi i kushteve të punës, sigurimi i pajisjeve që mbrojnë jetën e zyrtarit policor si dhe trajtimi dinjitoz e i drejtë i tyre, teksa për dallim nga kohërat e mëhershme, kur kompensimet për angazhimet shtesë nuk janë zbatuar fare, ne kemi kompensuar ato pa vonesa. Të ardhurat mesatare mujore gjatë këtij viti të zyrtarëve që protestuan sot janë mbi 2.200 euro”, ka thënë ai dje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark