Dokumenti sekret: Ja kush i pastron paratë e pista të politikanëve dhe kokave të krimit në Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dokumenti sekret: Ja kush i pastron paratë e pista të politikanëve dhe kokave të krimit në Shqipëri

    Insajderi
    29 April 2022 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për herë të parë, institucionet dhe agjencitë ndërkombëtare kanë indentifikuar në një raport sekret, biznesmenin Edmond Lekën, si një nga linjat e lëvizjes së parave të pista, produkt i trafikut të drogës, prostitucionit, korrupsionit, plaçkitjeve të dhunshme, skemave piramidale dhe veprimtarive të tjera të paligjshme.

    Në vitin 2015, në media rrodhi një raport i OSBE, me të dhëna tronditëse, rreth veprimtarisë kriminale të kupolës politike të Tiranës dhe disa biznesmenëve, të cilët shërbenin si tunel i politikës dhe krimit për dërgimin e parave të pista në Evropë dhe në parajsat fiskale, por edhe për dërgimin e patave nga vendet e drogës në Shqipëri.

    Në raportin sekret thuhet se “Edmond Leka është Drejtor Ekzekutiv dhe pronar i “Union Bank”, përfaqësues i “Western Union” për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Kompanitë e tij, dyshohet se kanë shërbyer për të transferuar shuma marramendëse parash, në shumë raste nga burime të paligjshme….”.

    Edmond Leka, i quajtur ndryshe edhe si ‘Urithi’ apo “Rrapush Xhaferri”, rezultonte në raportin e OSBE, si njeriu që lëviz prej më shumë 20 viteve paratë e pista përmes “Western Union”, një kompani që merret me transfertat e parave nga Shqipëria në vendet e tjera dhe anasjelltas.

    Gjatë këtyre viteve besohet se në ‘tunelin’ e Lekës kanë kaluar dhjetëra miliardë euro para të pista, duke përfshirë edhe paratë e korrupsionit të politikanëve, krimit të organizuar, trafikantëve dhe ndoshta celulave terroriste.

    Sipas raportit sekret, Leka u jep një pjesë të parave partive politike për fushata, dhe kështu më pas siguron mbrojtje të aktivitetit në fushën e lëvizjes së parave të pista.

    Agjencitë ndërkombëtare, sidomos ato amerikane, vetëm gjatë viteve 2007-2017, kanë konstatuar dhe skeduar 1132 transferta parash të pista të bosëve të krimit, në Unionin e Edmond Lekës, në vlera marramendëse.

    Një aktivitet më të konsoliduar në fushën e pastrimit të parave, Edmod Leka dyshohet se e kryen me bankën e tij të nivelit të dytë Union Bank. Western Union dhe Union Bank plotësojnë një njëra-tjetrën, ndërsa kotrollohen nga Edmond Leka.

    Në vitin 2017, Union Bank u gjobit nga Drejtoria e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave me akuzën e mosrespektimit të procedurave të ligjit për paratë e pista.

    Edhe pse ndëshkimi ishte një masë qesharake ndaj Union Bank, sërish sinjali për prokurorinë ishte i mjaftueshëm.

    Në disa dosje penale të pastrimit të parave dhe goditjes së baronëve të drogës, dalin gjithnjë në skenë dy ‘Unionët’ e Edmond Lekës. Për këto dosje do flasim në vijim.

    Prapaskena mëson gjitjashtu se Prokuroria ka hapur disa herë hetime për perandorinë e pastrimit të parave nga ‘Unionet’ e Edmond Lekës. Është thirrur dhe është marrë në pyetje, por Leka me sa duket ka arritur t’i mbulojë me para prokurorët bashkë me dosjet që i kishin hapur.

    Historia e mbuluar me mister, se si ikona e pastrimit të parave të pista Edmond Leka i ka shpëtuar prej vitesh veprimit të organeve ligjzbatuese, është një skandal më vete që do t’i dalë një ditë tymi.

    Pyetja që shtrohet sot është:

    Kur do të hapë SPAK dosjen 20-vjeçare të pastrimit të parave nga Union Bank dhe Western Union të Edmond Lekës?

    Dosjen e investimit të parave në media dhe biznese të tjera?

    Dhe kush janë fijet në politikë dhe prokurori që e kanë mbrojtur deri më sot?


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark