Insajderi
Showbiz

Dolce bën deklaratën e papritur për Edin në Grande Fratello, s’do i pëlqejë fansave të çiftit

Insajderi
02 December 2025 - 12:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dolce bën deklaratën e papritur për Edin në Grande Fratello, s’do i pëlqejë fansave të çiftit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shkëmbimi i banorëve mes Big Brother VIP Kosova dhe Grande Fratello ka nisur me një surprizë jo shumë të këndshme për mbështetësit e çiftit Dolce-Edi.

Mbrëmjen e djeshme, Dolce është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Itali si pjesë e shkëmbimit, por hyrja e saj solli menjëherë një deklaratë që ka habitur ndjekësit besnikë të formatit në Kosovë.

Gjatë bisedës së parë njohëse me banorët italianë, Dolce është pyetur troç për statusin e saj: “A je e lidhur me dikë?”.

Përgjigja e saj ishte e menjëhershme dhe e prerë: “Jo, jo.” duke mos e përmendur fare.

Kjo deklaratë vjen në kontrast të plotë me atë çfarë kemi parë ditët e fundit në BBVK, ku mes saj dhe Edit nuk kanë munguar puthjet pasionante, përqafimet dhe xhelozitë tipike të një çifti.

A është ky “mohim” një strategji për t’u dukur interesante para italianëve, apo Dolce e konsideron atë që ka me Edin thjesht një flirt që mbetet brenda kufijve të Kosovës? 

@veqegzona

♬ original sound – 3620N4


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark