Doli menjëherë pas Abdixhikut dhe Shalës në votat e diasporës, "befasia" e LDK'së është i biri i ish-komandantit të UÇK'së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Doli menjëherë pas Abdixhikut dhe Shalës në votat e diasporës, “befasia” e LDK’së është i biri i ish-komandantit të UÇK’së

    Insajderi
    02 March 2025 - 17:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në përditësimin e fundit në sajtin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë numëruar 35.64% të votave nga diaspora.

    Nga votat prej diasporës, në listën e LDK’së befasisht pas Lumir Abdixhikut dhe Kujtim Gashit është shfaqur emri i një kandidati nga radhët e këtij subjekti politik. Bëhet fjalë për Hysen Çekaj, i cili është i biri i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Çekaj.

    Sali Çekaj ishte një nga komandantët kryesorë në Betejën e Kosharës, ku edhe humbi jetën.

    Hysen Çekaj ka marrë 3 mijë e 571 vota nga diaspora, duke u renditur pas Kujtim Shalës (3,637) dhe Lumir Abdixhikut (5,356).

    Çekaj ka falënderuar diasporën në profilin e tij, për votat e marra.

    “Faleminderit e dashura Mërgatë”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

    Hysen Çekaj nga votat e rregullta në Kosovë kishte marrë 11 mijë e 268 vota. Emri i tij nuk është në top dhjetëshen më të votuar të kandidatëve për deputetë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark