Don Arbas i drejtohet me pyetje publike Ministrit Vitia: A do të lejohet të votohet pa certifikatë vaksinimi apo test negativ? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Don Arbas i drejtohet me pyetje publike Ministrit Vitia: A do të lejohet të votohet pa certifikatë vaksinimi apo test negativ?

    Insajderi
    22 September 2021 - 16:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kantautori i njohur, Don Arbas, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

    Jo pak herë ai shpreh qëndrimin e tij lidhur me ndonjë çështje të caktuar qoftë sa i përket industrisë së muzikës apo ngjarjeve aktuale politike.

    Së fundmi, producenti i njohur i shumë këngëve të estradës, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një pyetje publike, së cilën ia ka drejtuar Ministrit të Shëndetësisë.

    Kjo pasi ky i fundit njoftoi sot (e mërkurë) në një konferencë për shtyp masat e reja anti-COVID, ku pas 27 shtatorit njerëzit e pa vaksinuar nuk do të lejohet të qëndrojnë në ambientet e brendshme, në të kundërt ata duhet të ofrojnë një test negativ brenda 24 orëve.

    Dhe mu për këtë shqetësim, Don Arbas ka shkruar një pyetje publike ndaj Ministrit, duke shkruar se a do të vlejë e njëjta për zgjedhjet lokale 2021, që do të mbahen më 17 tetor.

    “Arben Vitia: A ka me u leju me votu pa certifikatë të vaksinimit ose test negativ?”, ka qenë pyetja e parashtruar nga producenti, emri i vërtetë i të cilit është Artan Bajrami.

    Një pyetje e tillë mesa duket vjen pasi kjo masë e re po shihet nga disa si “presion” për të marrë sa më parë vaksinën anti-COVID. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    21 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark