Don Xhon nuk ka të ndalur me projektet e reja e befasitë për fansat e tij.
Reperi i ri që për një kohë rekord arriti një pëlqyeshmëri të madhe të publikut ka paralajmëruar një projekt që askush se priste.
Xhonatani, i cili vjen nga rajoni i Drenicës, qyteti i Drenasit, ka publikuar një fotografi me kryetarin e këtij qyteti, Ramiz Lladrovcin.
Por befasia qëndron në atë se reperi paralajmëroj një projekt të përbashkët me politikanin e njohur.
“1 super surprizë, n’Drenicë, cooming soon me kryetarin dhe mikun tim Ramiz Lladrovci”, ka shkruar artisti duke mos dhënë më shumë detaje se për çfarë bëhet fjalë.
Don Xhon sapo ka publikuar një freestyle të ri me titullin “Unë foli i fundit”, me të cilin zgjoi pluhur pasi ishte diss për reperët e vjetër.