Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka bërë me dije se ka fansa të flaktë edhe në Rusi.
E gjithë kjo filloi, pasi një modele ruse rishpërndau këngën e reperit drenicak “Maffia” në story të saj të Instagramit, teksa u shpreh: “Po të presim të na vish në Russi, zemër”.
Nuk vonoi edhe reagimi i Don Xhonit ndaj kryeministrit, Albin Kurtit ku u shpreh se do të mundohet që ky shtet ta njeh Kosovën.
“Zotri @albinkurti une kam nje fan-base shume tmadhe edhe n’Russi dhe do t’mundohem me sa kam fuqi qe Russia ta njoh pavarasine e Kosoves si shtet te pavarur.Nuk jan vetem femrat qe na perfaqsojne ne bote.Respekte“, ishin fjalët e Don Xhonit për Kurtin.