Dueti i Ledrit me Majkin ka marrë përkrahje nga kolegët e tjerë të dyshes, përveç nga fansat e tyre.
Në mesin e atyre që e kanë postuar ka qenë edhe reperi, Don Xhoni.
Por ai e ka ‘ndarë’ Majkin nga Ledri.
Reperi e ka etiketuar vetëm Ledrin me të cilin ka raporte të mira dhe e ka lënë pa e etiketuar Majkin në postimin e tij në Instagram.
Mediat rozë shkruajnë se në diss-in e fundit, u dyshua se Don Xhon i është drejtuar të paktën në një pjesë Majkit.