Don Xhoni me lutje për prindërit: Lini fëmijët t’i ndjekin ëndrrat, të bëjnë atë që ndjejnë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Don Xhoni me lutje për prindërit: Lini fëmijët t’i ndjekin ëndrrat, të bëjnë atë që ndjejnë

    Insajderi
    03 September 2021 - 23:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reperi nga Drenica, Don Xhon, është mjaft aktiv dhe i ndjekur nga fansat në rrjete sociale.

    Ai shpesh ndan imazhe dhe video të ndryshme, gjersa nuk mungon edhe me postime të tjera duke dhënë këshilla apo kritika për ndonjë ngjarje të ndodhi

    Kësaj radhe, Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) ka bërë një shkrim në të cilin u bën lutje prindërve që t’i lejojnë fëmijët e tyre t’i ndjekin ëndrrat apo dëshirat që kanë.

    “Puna dhe besimi në krijuesin e gjithësisë, unë jam këtu ku jam sot Elhamdulilah. Një lutje për të gjithë prindërit kudo që ndodhen, lini fëmijët t’i ndjekin ëndrrat. Lejoni të bëjnë atë që ndjejnë”.

    “Mos u bëj një prind që thotë ‘jo bre se ti nuk mundesh’, por bëhu dikush që është realizim i ëndrrave tij ose të saj, gjithmonë në kuptimin e mirë të fjalës”, ka shkruar ai në një shkrim të ndarë në InstaStory.

    Artisti i njohur nga ana tjetër këtë verë ka qenë ndër më të kërkuarit në treg me pjesëmarrje të madhe në mbrëmje e koncerte.

    Ai po ashtu solli edhe një sërë këngësh që u pritën mirë nga publiku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    21 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark